Vucaj dënohet për gjeste antisportive në ndeshjen me Flamurtarin

Komisioni i Disiplinës pezulloi me dy ndeshje futbollistin e Tiranës, Erjon Vucaj për shkak të gjesteve ofenduese ndaj publikut në ndeshjen e fundit të bardhebluve me Flamurtarin.

Futbollisti i kryeqytetasve në humbjen 1-0 në momentin që doli nga fusha bëri një gjest të pahijshëm ndaj tifozerisë dhe në bazë të nenit 53 të Drejtësisë Sportive është ndëshkuar nga ana e Disiplinës me dy ndeshje pezullim.

Gjithashtu Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar dhe zyrtarin e KF Partizanit Edmond Haxhia për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke e dënuar këtë të fundit me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti e duke i ndalur dhe qëndrimin në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambientet rreth fushës së lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?