WADA e përjashton me 4 vite, zbulohet hapi i radhës i Rusisë
Ashtu siç pritej, Rusia ka vendosur të apelojë vendimin e përjashtimit për 4 vite nga çdo kompeticion ndërkombëtar.
Vendimi i agjensisë botërore të anti-dopingut (WADA) e përjashtoi Rusinë për 4 vite, duke i mohuar të drejtën për të garuar në Lojërat Olimpike Tokio 2020, si dhe në Paraolimpiadën dhe Kupën e Botës 2022 në Katar.
Tashmë, Rusada (agjensia shtetërore e Rusisë) ka vendosur të apelojë kundër vendimit për ndalimin e Rusisë nga të gjitha ngjarjet kryesore sportive për katër vjet brenda 10-15 ditëve të ardhshme.
“Topi do të jetë në gjykatën e WADA dhe situata do të zhvillohet në fushën ligjore“, konfirmoi Alexander Ivlev, kreu i bordit mbikëqyrës të Rusada.
Komiteti ekzekutiv i WADA mori vendimin unanim për përjashtimin e Rusisë në një takim në Lozanë të Zvicrës, javën e shkuar.
Kjo për shkak se WADA gjeti manipulime të testeve të dopingut të atletëve rus. Megjithatë, kjo nuk penalizon sportistët, të cilët mund të dëshmojnë se janë të pastër nga skandali i dopingut dhe mund të garojnë me flamur asnjanës.
168 atletë rusë garuan nën një flamur asnjanës në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang. Rusia është ndaluar të konkurojë si komb në atletikë që nga viti 2015.