Wanda i bën “kërdinë” Icardit, shpenzon 500 mijë euro në muaj (FOTO)
Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara shpenzojnë 500 mijë euro në muaj për jetesën e tyre luksoze në Paris. Gazetari argjentinas Augusto Tartufoli ka zbuluar detaje nga përditshmëria i një nga çifteve më të diskutuara.
“Wanda shpenzonte rreth 400-500 mijë euro në muaj për të jetuar. Një jesh e parave shkonin për shtëpinë në Milano dhe për ndjekjen e fëmijëve të tyre në shkolla”, ka shpjeguar gazetari.
Icardi përfitonte rreth 10 milionë euro në vit te skuadra e PSG, para se të zhvendosej në formë huazimi gjatë kësaj vere në Turqi. Paga e tij tashmë është reduktuar në 6 milionë euro te Galatasaray, por dhe jetesa është shumë më e lirë se në Paris apo Milano. /R.Lika-Koha Jonë/