Wanda Nara: Në shtëpi kemi një tifoz të Juventusit
Në shtëpinë e Wanda Nara është edhe një tifoz i Juventusit. Nuk po flasim për bashkëshortin e saj Mauro Icardin, por për djalin e vogël të saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Rete 4”, modelja dhe agjentja argjentinase ka rrëfyer disa sekrete nga jeta e saj.
“Unë i edukoj fëmijët me kujdesin dhe përpjekjet që, mbi të gjitha, të transmetojnë personalitetet e tyre. Në familje kam, gjithashtu, një tifoz të Juventusit. E kam fjalën për djalin më të vogël. Më i madhi, nga ana tjetër, ka qenë gjithmonë me Interin, edhe para se të njihesha me Mauro.
Historia me Icardin? Unë u largova nga Maxi, u ktheva në Argjentinë dhe vetëm atëherë fillova ta njoh Mauro. Për mua, gjetja e dikujt si Mauro ishte e rëndësishme. Nuk ishte një vendim vetëm për mua, e zgjodha atë si njeriun e jetës, sepse tashmë i donte shumë fëmijët e mi”, deklaroi Wanda Nara.