Wanda Nara nuk mbyll portat: Icardi te Juvja? E vendosë vet ai!
Juventus as që ka ndërmend që të heqë dorë nga dëshira për të transferuar Mauro Icardin. Edhe pse sulmuesi po luan në formë huazimi te skuadra e PSG, ekipi torinez është i bindur se do të arrijë që të bindë argjentinasin këtë verë që t’i bashkohet Ronaldos dhe Dybala-s në sulm. Fakti që në ndeshjet e fundit Higuain nuk ka bindur duke mos arritur që të ketë një ritëm të mirë shënimi ka bërë që të shtohen sërish zërat për Icardin.
Si për t’i shtuar më shumë ka menduar bashkëshortja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, duke lënë gjithçka të hapur: “Nuk e di nëse Mauro do të shkojë te Juventusi, ashtu si nuk e di nëse do të vazhdojmë të jetojmë në Milano apo në Paris. Futbolli është i tillë dhe vendimin do ta marrë vetë Mauro në fund të sezonit, ndërsa ne të familjes do ta ndjekim”.
Plani i Juventusit është që PSG të blejë kartonin e argjentinasit dhe më pas ta bindë ekipin parisien duke i ofruar edhe kartonin e Pjanic, që është një nga dëshirat e Leonardos. /R.Lika-Koha Jone/