Wanda Nara shpërthen ndaj Icardit: Mjaft më, pyeteni vetë!
Hapja e merkatos është ende larg, por e ardhmja e Mauro Icardit vijon që të shkaktojë shumë zëra. Sulmuesi argjentinas, është në pronësi të Interit, por për momentin luan te PSG, skuadër e cila duket se nuk do të aktivizojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.
Bashkëshortja e tij, Wanda Nara në një lidhje direkte në Instagram, u është përgjigjur pyetjeve të fansave, teksa në një moment është nervozuar.
“Mjaft më! Edhe ai ka Instagram. Mund t’i shkruani me qetësi atij. Sa shumë pyetje për Icardin, o Zot!”, deklaroi Wanda. /R.Lika-Koha Jone/