Wanda Nara tërbon tifozët e Interit: S’ka derbi pa dashuri, komplimente Milanit!

Mauro Icardi e Wanda Nara prej disa muajsh është shkëputur nga bota zkaltër. Sulmuesi ka dashur të kujtojë një tregolësh të shënuar kundër Milan para ndeshjes, ndërsa bashkëshortja e tij, njëkohësisht menaxhere e Icardit ka tërbuar tifozët zikaltër në Instagram, me postimin e bërë pas 2-1 në favor të kuqezinjve.

“Nuk ka derbi pa dashuri, komplimenta miqve të mi të Milanit”, ka qenë teksti i “story” të publikuar nga argjentinasja. Tifozët zikaltër sigurisht nuk e kanë pritur aspak mirë postimin e saj, teksa shumë prej tyre, mund ta kenë hequr edhe nga lista e ndjekësve.

SHKARKO APP