Webb zbulon pse nuk i dha karton të kuq De Jong-ut në finalen e vitit 2010

Ish arbitri i njohur anglez Howard Webb i ka mbetur peng fakti që nuk ndëshkoi goditje karateje të mesfushorit holandez Nigel de Jong gjatë finales së Kupës së Botës në 2010.

De Jong ngriti këpucën shumë lartë duke fluturuar drejt gjoksit të Xabi Alonso në pjesën e parë, ndërkohë që Webb nuk e pa mirë këtë moment duke i treguar vetëm kartonin e verdhë.

“Në atë moment unë isha pozicionuar pak mbrapa Alonso-s, rreth 7 metra larg, kështu që nuk e pash goditjen dhe impaktin e saj. Asnjë nga asistentët e mi nuk më sugjeroi ndryshe në radio, kështu që i tregova një karton të verdhë për atë që kisha parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk më shkoi në mendje se ishte karton i kuq. Në atë moment, në fushë, isha i bindur se ishte karton i verdhë dhe nuk kisha as edhe një për qind dyshim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?