Wenger: Franca dhe Anglia janë favorite për të fituar Botërorin, ja arsyeja

Ish-trajneri i Arsenalit të Londrës, Arsene Wenger, i është përgjigjur pyetjes se cilat skuadra i konsideron favoritë për Botërorin 2022. Sipas trajnerit, Franca dhe Anglia janë dy nga skuadrat pretendente.

“Ekipet me stolat më të mira kanë shanset më të mira për të fituar, Franca është një prej tyre. Ata ishin të rinj kur fituan Kupën e Botës dhe mund ta mbrojnë atë. Franca kaloi periudha të vështira vitin e kaluar dhe erdhi këtu me një oreks për të fituar. Do të jetë e rrezikshme deri në fund.

Anglia shkëlqeu në ndeshjen e parë, luftuan në të dytën dhe më pas u rikthyen kur duhej për të qenë shumë bindës ndaj Uellsit. Anglia ka mësuar shumë, ndryshe nga Belgjika që e ka kaluar kulmin, Anglia duket të jetë një ekip tani në kulmin e saj për t’u zhvilluar.

Për mua, loja e kombëtares marokene ishte një surprizë, unë me të vërtetë dua të shoh përballjen e tyre të ardhshme me spanjollët”, tha Wenger për Mundo Deportivo.

 

SHKARKO APP