Wenger: Ramsey është si Lampard i Arsenalit

Trajneri Arsene Wenger thotë se uellsiani është një Lampard i ri te Arsenali .Trajneri francez i cili shquhet për zgjedhjen e talenteve dhe zhvillimin e tyre në një nivel të lartë, ka dhënë një deklaratë interesante për mediat britanike.

Sipas Ëenger, topcinjtë kanë një yll në mesfushë ,ai është Aaron Ramsey. Tekniku francez i Arsenalit beson se rikthimi i mesfushorit të vet te goli po e bën atë një lojtar po aq të madh dhe të ngjashëm me legjendën e futbollit anglez, Lampard.

Në vitet e fundit, lojtari i kombëtares së Uellsit ka ofruar më shumë rrezikshmëri pranë zonës kundërshtare, teksa në sezonet 2013-2014 dhe 2014-2015 golat e tij kanë qenë numra dyshifrorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ende duhet të shkruajë historinë e tij për këtë sezon, sepse ka vuajtur shumë nga dëmtimet, por Ëenger ka shpresa të mëdha nga 25 vjecari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai e drejton para lojën e ekipit dhe kjo është saktësisht ajo që neve na duhet. Ai është si Lampard. Atij i pëlqen t’i afrohet zonës dhe të gjuajë. Unë mendoj se ata kanë cilësi të ngjashme“, – u shpreh strategu i “Topçinjve”.

Lampard ka fituar tri herë Premier League, katër herë FA Cups, dy herë League Cups, një herë Champions League dhe një herë Europa League gjatë epokës së tij në “Stamford Bridge”, teksa në dhjetë sezonet e tij me “Blutë e Londrës” ka shënuar çdo vit minimumi dhjetë gola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?