West Ham fiton Conference League, mund Fiorentinën në finalen e Pragës (VIDEO)

West Ham është fituese e Conference League, në sezonin e dytë. Skuadra angleze triumfoi 2-1 në “frymën e fundit” në finalen e Pragës ndaj Fiorentinës, një duel që do të dhuronte emocione, veçanërisht në pjesën e dytë, ku u realizuan të gjithë golat.

Benrahma shënoi për ekipin e Moyes në minutën e 62-të, por 5 minuta më pas vjollcat do të barazonin me Bonaventurën. Ndeshja u bë emocionuese me raste të shumta në të dyja portat.

Gjithsesi në fundin e ndeshjes, Boëen merr një top fantastik nga Paqueta dhe më pas me pas përballë portierit e dërgoi “sferën” në kuadrat. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?