West Ham fiton me lehtësi ndaj United, zhyt ekipin e Ten Hag në krizë
West Ham merr një fitore të pastër 2-0 ndaj Manchester United në takimin e javës së 18-të të Premier League. Ndeshja ishte e luftuar, teksa pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.
Në minutën e 72-të, Boëen gjeti rrugën drejt rrjetës, me mbrojtjen e Manchester United që u gjend e papërgatitur dhe e përgjumur për të reaguar.
Në minutën e 78-të, duke shfrytëzuar një gafë të Mainoo, Kudus dyfishoi avantazhin e vendasve. Në fund takimi u mbyll me rezultatin 2-0, me “Hammers” që ruajnë ritmin pozitiv të javës së shkuar.
Pas raundin të 18-të të Premier League, West Ham renditet në vend të gjashtë me 30 pikë, ndërkohë që Manchester United mbetet në vend të 8 me 28 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

