Wijnaldum jep paralajmërimin: Braktisim fushën nëse do të ketë racizëm!

Spektakli dhe emocionet e Kampionatit Europian nuk kanë evituar një prej problemeve madhore të futbollit modern: racizmin ndaj lojtarëve me ngjyrë. Përpara ndeshjes që Holanda do të luajë me Republikën Çeke, të dielën në Budapest, mesfushori Georginio Wijnaldum i ka bërë thirrje UEFA-s, që të ndërhyjë, në të kundërt nuk e përjashton mundësinë që të braktisë fushën.

“UEFA duhet të na mbrojë, madje të ndërpresë edhe ndeshjen nëse do të jetë e nevojshme. Sido që të ndodhë, nëse këto episode përsëriten, nuk e përjashtoj mundësinë që të braktis fushën”, deklaroi 30-vjeçari i Paris Saint Germain.

Fjalët e kapitenit të Holandës erdhën pas komenteve të ofendimeve raciste ndaj Kylian Mbappé gjatën ndeshjes Hungari-Francë. Ndërkohë, nga grumbullimi i përfaqësueses së Holandës, stafi mjekësor ka njoftuar se Europiani përfundoi për Luuk de Jong. Sulmuesi u dëmtua në stërvitje dhe nuk do të arrijë të rikuperohet përpara fundit të turneut më 11 korrik.

SHKARKO APP