Witsel: Interi ekip i fortë, duhet të luajmë ndeshje inteligjente

Atletico Madrid do të kërkojë përmbysje përballë Interit në Madrid për të avancuar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Alex Witsel u shpreh se skuadra e Simeones i ka të gjitha shanset për të përmbysur takimin, në një duel që nuk do të jetë aspak i lehtë.

“Ne e dimë që në ndeshjet e fundit nuk kemi luajtur mirë, duhet të ndryshojmë pak mentalitetin sepse nuk mund të vazhdojmë kështu. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje e Champions-it. Ne duam të luajmë mirë dhe të fitojmë.

Interi? Është një ekip shumë i fortë, në të gjitha aspektet. Nesër nuk do të jetë e lehtë, është një ekip që vendos shumë agresivitet në fushë dhe shumë intensitet. Nëse jemi në të njëjtin nivel me ta, ndoshta edhe më lart dhe mund të arrijmë diçka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e qartë, Grizmann i jep shumë forcë skuadrës kur mund të luajë. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe ne jemi të lumtur që ai është kthyer. Ne do të duhet të luajmë një ndeshje inteligjente. Luajmë në shtëpi dhe do të na duhet shumë intensitet nga minuta e parë deri në minutën e fundit”, tha Witsel.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?