Xabi Alonso: Nder të përballesh me Milanin, janë një skuadër e madhe

Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, doli në konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme në Champions League, kundër Milanit, në “Bay Arena”.

“Ne do të përballemi me një ekip të madh, me cilësi individuale. Duhet të bëjmë paraqitjen tonë më të mirë në fushë, jemi gati. Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, por mirë është edhe kështu.

Natyrisht ne kemi një plan loje, pastaj në 95 minuta çdo gjë mund të ndodhë. Ne e dimë stilin tonë të lojës dhe nuk pres një ndeshje si ajo kundër Bayernit, por ne do të jemi gati.

Ne do të duhet të jemi gjithmonë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Nuk duam t’i lëmë të dominojnë ndeshjen, ata janë të mirë në kundërsulme. Në ndeshjen e fundit shënuan 3 gola në 5 minuta … Ky është Milani, me të gjithë lojtarët e tyre të mëdhenj kanë shpejtësi dhe cilësi, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për ne, por në Champions League të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë.

Finalja e Champions League 2005 me Milanin? Thelbësore për karrierën time. Pas 20 vitesh, ende flasim për atë natë… Ajo finale e Stambollit është një kujtim i bukur, pastaj dy vjet më vonë humbëm kundër Milanit, por ajo fitore në 2005 ishte e pabesueshme. Ishte 20 vjet më parë, tani duhet të mendoj për të nesërmen, megjithatë, Milani është historia e Championsit. I kam ndjekur gjithmonë, pasi Sacchi dhe Capello kanë pasur lojtarë të mëdhenj dhe përballja me ta është një nder për ne.

Të luash kundër skuadrave italiane është gjithmonë e vështirë, do të duhet durim i madh me posedimin i topit, sepse ata janë gjithmonë të gatshëm të mbrojnë ulët, por në të njëjtën kohë mbrojnë mirë. Stili i Paulo Fonseca-s është i qartë, ata kanë një ide dhe modul të përcaktuar. Do të shohim nesër se çfarë lloj ndeshjeje do të luajmë, por ne duam të jemi protagonistë, jemi gati”, tha Alonso.

SHKARKO APP