Xabi Alonson e duan të gjithë, tre ekipe të mëdha e kërkojnë në verë
Liverpool do të ketë konkurrencë të ashpër me Bayern Munich dhe Barcelonën për shërbimet e trajnerit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso këtë verë. Të Kuqtë janë aktualisht në kërkim të zëvendësuesit të Jurgen Klopp, pasi gjermani do të largohet nga roli i tij në fund të këtij sezoni.
42-vjeçari është aktualisht një nga trajnerët më të kërkuar në Europë dhe Liverpool-it do t’i pëlqente ta merrte në Anfield. Megjithatë, sipas Metro, klubi anglez mund të përballen me konkurrencë të fortë me Bayern Munich dhe Barcelonën.
Të dyja skuadrat besohet se janë duke monitoruar Alonson dhe po kërkojnë të punësojnë spanjollin si trajnerin e tyre të ardhshëm. Ashtu si Liverpooli, Barcelona është gjithashtu në kërkim të një trajneri të ri përpara sezonit të ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

