Xavi i bindur: Messi do të luajë deri në moshën 40 vjeç!

Lionel Messi në moshën 32 vjeç vijon të luajë në nivele të larta dhe të shfaqet jo vetëm protagonist me Barcelonën, por edhe si një prej më të mirëve në botë, për të mos thënë absolutisht më i miri.

Te klubi katalan kanë filluar të mendojnë për pasuesin e argjentinasit dhe po studiojnë emra të shumtë talentesh, por ish shoku i tij i skuadrës, Xavi Hernandez mendon se “Pleshti” do të luajë të paktën edhe në Botërorin e Katarit më 2024-ën.

Në një bisedë në Instagram me Samuel Eto’o, ish kapiteni i Barcelonës deklaroi se argjentinasi kujdeset shumë për veten dhe mund t’ia dalë të luajë në nivele mjaft të mira deri në moshën 40-vjeçare.

“Ai do të bëjë edhe të paktën 5-7 sezone shumë të mira në karrierën e tij, pasi është një njeri që kujdeset shumë për veten dhe e shoh që ndonëse me 32 vite mbi supe, nuk ka rënë aspak. Jam i sigurt që do të luajë në Botërorin e 2024-ës në Katar, por mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40-vjeçare”, deklaroi Xavi.

SHKARKO APP