Xavi me elozhe për Realin: Është ekip i madh, nuk dorëzohet kurrë

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez gjatë një interviste për mikrofonat e El Partidazo, ka thurur lavde për ekipin rival më të madh të jetës së tij, Real Madrid.

“Reali mund të ndryshojë ndeshjen në minutat e fundit. Bën gjithmonë diferencën. Është ekip i madh dhe nuk dorëzohet kurrë. Gjithnjë do t’i hapë probleme Barcelonës”.

Gjithashtu ish-truri i Barçës, sqaroi edhe një herë Topin e Artë të vitit 2010, që u fitua nga Messi pavarësisht fitores së Kampionatit Botëror nga vetë ai dhe bashkëlojtari Iniesta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vitin 2010 Topin e Artë e meritonte Messi. Nuk ka pikë diskutimi. Për mua është lojtari më i mirë i botës dhe i të gjitha kohërave. Të isha në podium me Iniestën dhe Messi-n ishte diçka historike për historinë e Barcelonës dhe fantastike për mua. Kurrë nuk e kisha imagjinuar të isha në podium për Topin e Artë, kështu që e kam shijuar shumë atë moment. Dhe jam kënaqur edhe më shumë për Leo-n sepse e meritonte,” tha Xavi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfushori i Al Sadd foli edhe për mundësitë që një ditë të drejtojë ekipin e Barcelonës si trajner.

“Është vendi ku kam lindur dhe ku kam shtëpinë. Më pëlqen qyteti dhe ekipi, dhe nuk e përjashtoj si mundësi për të qenë drejtues në stolin e Camp Nou”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?