Xavi prezantohet te Barcelona: Këtu nuk mund të barazosh apo humbasësh, por vetëm të fitosh
Xavi Hernandez u rikthye në shtëpi dhe u prezantua zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës. “ADN-ja ime nuk ka ndryshuar. Ideja është të jem protagonist, të kem topin, të krijoj shanse, dua një Barcelonë intensive“,– tha ish-mesfushori që në fillim.
Më tej ai deklaroi: “Duhet të rikuperojmë shumë gjëra, sigurisht njohja e klubit dhe mjedisit është një avantazh për mua. Do të ketë momente intensive, por të gjithë duhet të jemi të bashkuar dhe të rreshtohemi në të njëjtin drejtim.
Duhet të jemi të gjithë së bashku, që Barcelona të mund të aspirojë sërish të fitojë tituj. Njohja e lojtarëve është gjithashtu një avantazh. Busquets, Pique, Alba dhe Ter Stegen ishin bashkëlojtarët e mi. Gjithashtu, falënderoj tifozët për mbështetjen që po më japin”.