Xavi Simons “lë më gisht në gojë” Bayernin, rikthehet te Leipzig
Xavi Simons, lojtar në pronësi të PSG-së, rikthehet zyrtarisht në huazim te Leipzigu. Transferim i përkohshëm për 12 muaj për lojtarin e talentuar të lindur në vitin 2003, i cili nuk do të veshë fanellën e Bayernit.
Gjigantët e Bundesligës po ngulmonin për blerjen e holandezit, por nuk do të ketë ndryshim skuadre për Simons. Me dhjetë gola në 43 ndeshje në të gjitha garat (15 asistime), Xavi ka bërë shumë përshtypje në vitin e tij të parë te Leipzig.
Xavi do të mbajë edhe fanellën me numrin 10 te Leipzigu. Ai do t’u nënshtrohet testeve mjekësore këtë të hënë në qendrën stërvitore Cottaëeg dhe më pas do të kryejë seancën e tij të parë individuale.