Xhaferi: Zoti deshi të mos humbnim! Vllaznia dinjitoze deri në fund, premio edhe për “X”

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, pas ndeshjes që shkodranët barazuan me Partizanin në “Elbasan Arena”, foli për mediat dhe vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij. Gjithashtu ai pranoi se në fund shpëtuan nga një gol i sigurt dhe premtoi se futbollistët do të shpërblehen edhe për një pikë, sikurse edhe Vllaznia do të jetë dinjitoze deri në mbyllje të kampionatit.

“Me thënë të drejtën u bë një pjesë e parë e bukur nga ana jonë, por Partizani e ktheu lojën. Për mua ishte një ndeshje e hapur, por kushtet atmosferike e kushtëzonin zhvillimin e një futbolli të bukur. Mund të them se në fund ishte një rast i pastër për Partizanin, por deshi Zoti nuk përfundoi në rrjetë.

Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe tani presim ndeshjen e radhës për të luftuar fort dhe për të mbyllur fazën e dytë sipas objektivave. Premio për barazim? Pa diskutim, lojtarët kanë derdhur djerë. Bënë një lojë të bukur dhe do e shpërblejmë edhe barazimin. Edhe ai është një rezultat i mirë”.

Diferenca 9 pikë? Ne jemi llogaritë të këqij, siç e ka thënë edhe trajneri, ndaj nuk duhet të merremi me pjesën e pikë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë çdo ndeshje, në mënyrë që të arrijmë objektivat. Gjithmonë edhe diferenca ngroh, por pa fluturuar.

“Ne ia kemi bërë hyzmetin në maksimum, po bëjmë një lojë shumë të ndershme. Trajneri dhe lojtarët po arrijë një sukses të merituar. Deri në fund Vllaznia do ecë deri në fund duke luftuar me dinjitet dhe ndershmëri”, përfundoi Xhaferi. /abcnews.al

SHKARKO APP