Xhaka humb toruan një ditë pasi u bë pjesë e listës së “Topit të Artë”, merr karton të kuq

epa11588254 Granit Xhaka from Switzerland issent off during the UEFA Nations League match between Denmark and Switzerland in Copenhagen, Denmark, 05 September 2024. EPA/Mads Claus Rasmussen DENMARK OUT

Pas një Evropiani pozitiv, Zvicra e Granit Xhakës bie në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, pësoi një humbje të pastër 2-0 në transfertë përballë Danimarkës.

Fati i këtij takimi u vendos nga disa episode, si në minutën e 52-të ku Elvedi u ndëshkua me karton të kuq pas një faulli në sulm. Danimarka përfitoi nga epërsia numerike, por ndeshjen e zhbllokoi Dorgu, i sapo hedhur në fushën e lojës në minutën e 82-të.

Një ditë pasi shkroi historinë duke u nominuar si një nga 30 kandidatët final për “Topin e Artë”, Granit Xhakën e tradhtuan nervat ku brenda katër minutash ndërhyri dy herë në mënyrë të parregullt ndaj Hojbjerg duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Me 9 nëntë lojtarë në fushë, Zvicra e kishte të pamundur të qëndronte në lojë, ndërsa danezët realizuan edhe golin e dytë në shtesë me Hojbjerg.

Mega-Zoff im Spiel zwischen der Schweiz und Dänemark: Granit Xhaka verliert  die Nerven und fliegt vom Platz, die Schweiz bleibt mit 9 Spielern -  Fußball | Tribuna.com

Granit Xhaka undskylder, men: Danskerne viste ikke respekt

SHKARKO APP