Xhaka: Krenar që jam kapiten i Arsenalit, e njoh mirë këtë rol

Granit Xhaka është shprehur shumë i lumtur për përzgjedhjen si kapiten i skuadrës së Arsenalit. Duke folu për herë të parë për këtë vlerësim që i bënë shokët e skuadrës dhe trajneri, futbollisti i talentuar nuk e fsheh entuziazmin për këtë moment kulminant të karrierës së tij.

 

“Jam shumë krenar. Më bën shumë të lumtur, sepse kur erdha këtu kisha shumë eksperiencë. Para Zvicrës kam qenë kapiten edhe kur luaja në Gjermani. Këtu kam gjetur shumë futbollistë të mëdhenj, me shumë personalitet dhe është një hap i madh përpara për mua që të bëhem kapiten”, deklaroi Xhaka.

Më pas futbollisti me origjinë shqiptare ka sqaruar edhe procedurën që u ndoq për përzgjedhjen e kapitenit: “Trajneri na kërkoi 5 emra që donim për kapiten. Çdo gjë ishte sekret, nuk kishte asnjë emër. Në fund futbollistët dhe trajneri vendosi të parin nga të pestët. Është shumë e rëndësishme që futbollistët besuan te unë dhe që shohin se sa shumë punoj. Mendoj se jam ai tip kapiteni që i pëlqen që të jetë pranë skuadrës si në momente të mira ashtu edhe në të këqija”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP