Xhaka mund të vishet bardhezi në verë, përfundon në orbitën e klubit të njohur
Taulant Xhaka mund të mendojë fillimin e një aventurë të re gjatë merkatos së kësaj vere. Mesfushori pëlqehet nga klubi i Besiktas, që së fundmi ka shfaqur shumë interesim për të blerë kartonin e tij.
“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Bazelin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.
Nga ana tjetër vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi, teksa do i pëlqente të luante për një ekip të madh si Besiktas në sezonin e ardhshëm.
Në sezonin e fundit Xhaka është aktivizuar në 36 ndeshje në total, në të gjitha kompeticion, duke mos arritur që të shënojë asnjë gol, por vetëm 3 asistë.