Xhaka: Plagët e familjes janë të thella, serbët e rrahën babain në burg
Zvicra eliminoi Serbinë, ku sërish shqiptarët ishin protagonistë absolutë në suksesin e kombëtares helvete. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë kthyer në makth për serbët.
Në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Sun”, kapiteni Xhaka tregoi vuajtjet e familjes së tij kur të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd.
“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prekte thellë në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që ta kuptoni mirë. Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar.
Nuk ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë xhaxhain tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike”, deklaroi Xhaka.