Xhaka reagon 3 ditë pas eliminimit: Futbolli dhemb, por rikthehemi më të fortë!

Granit Xhaka ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga Kupa e Botës, edhe pse e ka bërë diçka të tillë pas 3 ditësh. Futbollisti shqiptar ka falënderuar të gjithë për përkrahjen derisa ka shtuar se do të kthehen edhe më të fortë.

“Ndonjëherë futbolli dhemb. Vërtet është për të ardhur keq që Kampionati Botëror përfundoi ashtu siç përfundoi. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj gjatë këtij turneu, kjo do të thotë vërtet shumë për ne.

Do të japim gjithçka për t’u rikthyer më të fortë”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës në Instagram.

SHKARKO APP