Xhaka tregon arsyen pse veshi fanellën e Jasharit pas fitores ndaj Serbisë
Granit Xhaka, edhe pse nuk arriti të shënonte gol ka qenë emri më i përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, krahas Xherdan Shaqirit.
Ylli kosovar pati disa përplasje me lojtarët serbë, por në fund të ndeshjes pas fitores së Zvicrës ai veshi fanellën e mesfushorit Ardon Jashari për të festuar. Në momentin që shihet mbiemri Jashari, të gjithë menduan për komandantin legjendar, Adem Jashari.
Xhaka është prononcuar sot për mediat dhe ka treguar arsyen pse e veshi fanellën: Jo, pa formim politik. Ardon Jashari erdhi në një ekip si lojtari më i ri, unë isha në të njëjtën situatë si ai, ai meriton respekt. Shihemi çdo ditë, kalojmë shumë kohë së bashku.Unë gjithmonë vesh një bluzë me emrin e tij pas ndeshjes. Kështu bëra tani.