Xhaka zyrtarizohet te Sunderland: Ishte pikërisht ajo që kërkoja!
Granit Xhaka është zyrtarisht lojtar i Sunderland. Mesfushori zviceran ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin anglez dhe do të mbajë fanellën me numrin 34. Në prezantimin e tij të parë, 32-vjeçari nuk ka fshehur emocionet, duke u shprehur i entuziazmuar për këtë hap të ri në karrierë.
“Jam shumë krenar që jam këtu. Kur fola me klubin, ndjeva menjëherë energjinë dhe mentalitetin që kanë të gjithë, njerëzit dhe lojtarët. Ishte pikërisht ajo që po kërkoja. Kam një ndjesi shumë pozitive. Jemi rikthyer aty ku ky klub e meriton të jetë dhe synimi është të qëndrojmë për të shkruar historinë tonë.”
I kërkuar prej kohësh edhe nga Milan, Xhaka vendosi të largohej nga Bayer Leverkusen dhe të pranonte projektin e Sunderland, që tani drejtohet nga trajneri Erik ten Hag.
“Jam gati të ndihmoj ekipin me përvojën dhe cilësitë e mia. Duhet të përshtatemi në fushë, por nuk mendoj se do të jetë një problem. Kam pritur gjatë këtë moment, por tani jam këtu dhe mezi pres të nis aventurën time,” –përfundoi ai.
Drejtori sportiv i Sunderland, Kristjaan Speakman, komentoi kështu ardhjen e mesfushorit: “Jemi të lumtur t’i urojmë mirëseardhjen Granitit dhe familjes së tij në Sunderland. Ky transferim është një dëshmi e ambicieve tona dhe e dëshirës për të ndërtuar një ekip për të cilin tifozët tanë të jenë krenarë në Premier League. Ai është një lojtar i nivelit më të lartë, brenda dhe jashtë fushës, dhe besojmë se përputhet në mënyrë të përkryer me profilin që kërkojmë. Presim me padurim ta ndihmojmë të përshtatet në Wearside dhe të shohim ndikimin e tij si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.”
KOHA JONË SONDAZH

