Xhani: U tregova budalla që investova te Partizani, ja ministrat që më shkatërruan
Ish-presidenti i skuadrës së Partizanit Albert Xhani është rikthyer edhe njëherë tjetër në vëmendjen publike, duke folur për kohën kur ishte në krye të Partizanit.
Xhani i cili njihet si një nga presidentët më jetëgjatë të futbollit shqiptar, plot 13 vite ka akuzuar edhe tre ish-ministra të mbrojtjes.
Ai gjithashtu i bën një replikë presidentit të Skënderbeut Ardjan Takajt, i cili ka përmendur mënyrën se si ka ikur Xhani nga futbolli.
“I them Ardjan Takajt se po thotë gjysmën e së vërtetës. Nëse nuk më ka mbetur as biçikletë pasi drejtova Partizanin, kjo ka ndodhur për disa arsye. Biznesin time dhe të partnerëve të mi Europianë, i ligjshëm që e ngrita prej vitit 2006, ma bllokoi dhe vazhdon ta bllokojë akoma sot me disa segmente të tijat që i kanë mbetur pranë Ministrisë së Financave, Ridvan Bode. Gjithashtu Arben Imami, sapo u bë Ministër i Mbrojtjes në vend të më falënderonte për kontributin tim 13-vjeçar, për interesa meskine e futi klubin në dyert e gjykatave”, u shpreh ai.
Me tej, Xhani shtoi se:” Këtu të gjithë fitojnë përveç presidentëve budallenj, dhe kryesori budalla jam vetë. Ata që paguajnë për të kënaqur ata që e kanë pasion këtë lojë, nuk do t’i falënderoj njeri, por do të marrin veç sharje, baltë dhe gurrë”, ka thënë ndër të tjera Xhani në “Panorama Sport”.
KOHA JONË SONDAZH

