Xherdan Shaqiri shënon super gol në duelin ndaj Bjellorusisë

Xherdan Shaqiri sërish protagonist. Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane shënoi një super gol në kualifikueset e Euro 2024, duke dërguar topin pas shpinës së portierit Ignatovich, në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Hera e fundit kur Shaqiri realizonte gol në kualifikuese ishte me 2 shtator, në ndeshjen ndaj modestëve të Andorrës. Mesfushori është një nga më të mirët që përfaqësuesja e “Helvetëve” ka në gjirin e vet.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Bjellorusisë përfundoi 3-3.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?