Xhudistja kosovare Kelmendi kalon në gjysëfinale
Gjysmëfinale – Kelmendi do ndeshet në gjysmëfinale me japonezen Nakamura në orën 21:05
Çerekfinalja – Majlinda Kelmendi ka arritur të shkojë në gjysmëfinale të ‘Rio 2016’
Kampionia e botës shënoi fitoren e dytë në Lojërat Olimpike, duke mposhtur xhudisten Christianne Legentil.
Christianne Legentil e kishte eliminuar Majlindën nga ‘Londra 2012’, por xhuditja kosovare arriti te hakmerrej kete here.
Raundi i 16 – Majlinda Kelmendi ka arritur të mundë me lehtësi xhudisten zvicerane Evelyne Tschopp.
Xhudistes nga Kosova iu deshën vetëm 25 sekonda për t’i dhënë fund betejës ndaj zviceranes.
Tshopp fitoi më herët ndaj francezes Priscilla Gneto që shihej si një rivale e rrezikshme kundër Kelmendit.
Kelmendi ne sfidën e radhës do të përballet me Legentil.
Ndeshja mes Majlinda dhe Legentil, do të zhvillohet rreth orës 17:20
KOHA JONË SONDAZH

