Yamal futbollisti më i çmuar në botë, ja lista me Top 10
Tregu global i futbollit po përjeton një transformim të qartë brezash, me dy emra që dominojnë skenën: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé. Edhe pse i ndan pothuajse një dekadë moshë dhe kanë stile të ndryshme loje, të dy janë kthyer në figura qendrore për klubet dhe kombëtaret respektive, duke reflektuar këtë ndikim edhe në vlerën e tyre të tregut.
Sipas raportit të publikuar nga Football Benchmark, talenti i Barcelonws është aktualisht futbollisti më i vlefshëm në botë, me një vlerë që arrin në 286.8 milionë euro. Në vetëm 18 vjeç, Yamal mban fanellën me numrin 10 te klubi katalanas, është titullar i padiskutueshëm me Spanja dhe u rendit i dyti në garën për “Topin e Artë” 2025, duke konfirmuar statusin e tij si fenomen i ri i futbollit evropian.
Në vendin e dytë renditet sulmuesi francez Mbappé, me një vlerë prej 232.2 milionë eurosh. Podiumi plotësohet nga norvegjezi Erling Haaland i Manchester City, me një vlerë prej 231 milionë eurosh. Pas tij renditen emra të njohur si Jude Bellingham, Bukayo Saka, Florian Wirtz, Pedri, Michael Olise, Vinícius Júnior dhe Jamal Musiala.
Ajo që bie në sy në këtë renditje është mungesa e futbollistëve nga Serie A, si dhe e lojtarëve të Paris Saint-Germain, kampion në fuqi i Evropës. Madje, as fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembélé, nuk figuron në “top-10”.
KOHA JONË SONDAZH

