Yamal: Nuk mund të krahasohem me Messin, duhet të ndjek rrugën time!

Lamine Yamal ishte padyshim lojtari më i spikatur i Barcelonës në barazimin spektakolar 3-3 ndaj Club Brugge. Talenti 18-vjeçar mbajti gjallë skuadrën katalanase në momentet më të vështira, duke kërkuar vazhdimisht topin, krijuar rrezik dhe udhëhequr dy herë përpjekjet për përmbysje.

Pas ndeshjes, Yamal shfaqi një përzierje emocionesh: “Kam një ndjesi të ëmbël dhe të hidhur. Donim fitoren dhe tri pikët. Ne jemi Barça dhe duhet të fitojmë gjithmonë. Tani duhet të fokusohemi te kampionati.”

I vetëdijshëm për vështirësitë e sfidës, ai shtoi: “E dinim që Brugge ishte kundërshtar i fortë dhe fusha e tyre shumë e vështirë. Natyrisht, është e pamundur të fitosh kur pëson tre gola, ky është një aspekt që duhet ta përmirësojmë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket golit të tij të bukur, i cili kujtoi për shumëkënd magjinë e Lionel Messit, Yamal reagoi me maturi: “Ishte një aksion shumë i shpejtë, Fermín ma la topin me thembër. Jam i lumtur për golin, por më vjen keq që nuk morëm fitoren. Krahasimi me Messin? Jo, nuk mund të krahasohem me të. Ai ka shënuar qindra gola si ky, unë duhet të ndjek rrugën time.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?