Yamal vijon të thyejë rekorde, kalon Messin dhe Mbappe në dy statistika
Lamine Yamal po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një nga talentet më të jashtëzakonshme të futbollit europian. Sulmuesi i ri i Barcelonës ka shënuar në tre ndeshjet e fundit të La Ligës, në Champions League kundër Kopenhagenit dhe në Kupën e Mbretit ndaj Albacetes, duke zhvilluar një sezon mbresëlënës: 15 gola dhe 13 asistime në të gjitha kompeticionet.
Shifra që e rendisin ndër protagonistët absolutë të skuadrës katalanase, pas vetëm Ferran Torres, i cili ka arritur kuotën e 16 golave. Të shënosh në pesë ndeshje radhazi në një moshë kaq të re është një arritje e rrallë.
Lionel Messi e kishte realizuar për herë të parë një seri të tillë vetëm në moshën 20-vjeçare, në sezonin 2007-2008. Yamal, ndërkohë, e ka arritur këtë objektiv dy vite më herët, duke konfirmuar një pjekuri dhe vazhdimësi jashtë normales për moshën e tij.
Goli ndaj Mallorcës ishte gjithashtu i 40-ti me fanellën e Barcelonës në 136 paraqitje me ekipin e parë. Edhe më impresionues është bilanci në kampionat: 24 gola në La Liga para moshës 19-vjeçare, rekordi më i mirë i shekullit XXI në pesë ligat kryesore europiane, duke lënë pas edhe Kylian Mbappé, i cili ishte ndalur në 23 gola.
Pavarësisht disa problemeve në zonën e pubisit në fillim të sezonit, Yamal ka luajtur 77% të minutave të disponueshme. Në La Liga ka grumbulluar 1.599 minuta, 514 minuta në Champions League dhe ka luajtur gjithmonë 90 minuta në Kupën e Mbretit.
KOHA JONË SONDAZH

