Yjet e Real Madridit sfidojnë teknologjinë në goditjet e dënimit (VIDEO)

Real Madrid po përdor një teknologjie të re për stërvitjen në goditjet e dënimit. Spanjollët, përdorin një pengesë mekanike që udhëhiqet dhe rregullohet nga një aplikacion.

Detajin e ka zbuluar vetë klubi, i cili ka postuar një video në profilet e tij sociale për të treguar këtë barrierë të veçantë. Një risi teknologjike që me siguri do të pushtojë edhe klube të tjera dhe jo vetëm në Evropë.

Në videon e publikuar nga Blancos, shihet një anëtar i stafit që, përmes një aplikacioni të instaluar në një tabletë, rregullon lartësinë e figurave individuale të barrierës. Kjo do të thotë që lojtarët e Realit mund të përgatiten për ndeshje specifike duke vendosur lartësinë e saktë të kundërshtarëve të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shembull, para një përplasjeje kundër Barcelonës, merengues mund të ushtrohen me goditjet e lira me pengesa që kanë lartësinë e Jules Kounde ose Andreas Christensen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Barriera përbëhet nga gjashtë manekinë me përmasa reale, por disa prej tyre mund të hiqen në çdo kohë. Luka Modric arriti të mposhtë portierin e Real Madrid me një mur prej pesë robotësh, ndërsa edhe Toni Kroos gjeti me lehtësi rrjetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?