Yldiz përfundon në radarët e klubeve të mëdha në Premier League

Kenan Yildiz mund të largohet nga Juventusi në merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, agjenti Jorge Mendes ka informuar klubin italian për interesimin e tre klubeve nga Premier League.
Bëhet fjalë për Chelsea, Liverpool dhe Manchester United, të cilat duan të kenë pjesë të tyre sulmuesin turk. Pak kohë më parë, Yildiz nënshkroi kontratën deri në vitin 2029, ndërsa iu besua fanella me numrin 10, të cilën më parë e kanë mbajtur legjenda si Roberto Baggio dhe Alessandro Del Piero.
“Zonja e Vjetër” është gati të dëgjojë ofertat për 19-vjeçarin. Bardhezinjtë kërkojnë të paktën 80 milionë Euro, për ta lënë të lirë Yildiz. Një shifër e lartë e kërkuar nga Juventusi, por një vlerë e tillë nuk është problem për ekipet angleze.