Ylli i Barcelonës mbetet 5 muaj jashtë fushave pas dëmtimit të rëndë
Mesfushori i Barcelonës, Gavi, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të martë, më 23 shtator, pas komplikimeve të zbuluara gjatë kontrolleve mjekësore. Fillimisht pritej që rikuperimi i tij të zgjaste rreth tre javë, por situata rezultoi më serioze se parashikohej.
Mjekët u detyruan të kryejnë një operacion më të thelluar, i cili shtyn rikthimin e talentit spanjoll me rreth pesë muaj. Ai pritet të kthehet në fushë në fillim të marsit, kur sezoni të hyjë në fazën vendimtare.
Ky afat jo vetëm që e privon Barcelonën nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm për pjesën më të madhe të sezonit, por vë në dyshim edhe përgatitjen e Gavit për Kupën e Botës 2026.
Sipas mjekëve, dëmtimi i pësuar më 29 gusht kishte lidhje me lëndimin e rëndë të vitit 2023, gjë që e komplikon edhe më shumë procesin e rikuperimit të tij.
KOHA JONË SONDAZH

