Ylli i Juventusit dëmtohet dhe rrezikon sfidën ndaj Galatasaray
Pas humbjes me nokaut ndaj Como, Juventus ka nisur përgatitjet për ndeshje e kthimit të playoff-it të Champions League kundër Galatasaray, e planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës. Ky do të jetë vetëm hapi i parë i një jave vendimtare për bardhezinjtë, e cila do të mbyllet me përballjen e kampionatit ndaj Roma në stadiumin Stadio Olimpico.
Në harkun e shtatë ditëve, skuadra torineze rrezikon jo vetëm vazhdimësinë në kompeticionin europian, por edhe një pjesë të madhe të shanseve për të arritur vendin e katërt në Serie A, objektiv minimal për sezonin.
Në planin sportiv, vëmendja është përqendruar te gjendja e Kenan Yildiz. Talenti turk pësoi një dëmtim në pulpën e majtë gjatë ndeshjes së djeshme në Allianz Stadium dhe do të monitorohet çdo ditë për të kuptuar nëse mund të jetë i gatshëm për sfidën europiane.
Ndërkohë, Gleison Bremer ka zhvilluar edhe sot stërvitje të diferencuar. Skuadra do të ketë një ditë pushimi nesër, përpara se të nisë përgatitjet finale për një nga javët më të rëndësishme të sezonit.
KOHA JONË SONDAZH

