Ylli i PSG denoncohet për trafik qeniesh njerëzore dhe punë në të zezë

Lucas Hernandez është përfshirë në një çështje serioze jashtë fushës së lojës. Sipas revistës “Paris-Match”, mbrojtësi francez dhe bashkëshortja e tij janë denoncuar për trafik qëniesh njerëzore dhe punë në të zezë. Kallëzimi është depozituar nga avokatja e paditësve, ndërsa Prokuroria e Versajës, për momentin, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar.

Sipas akuzave, Hernandez dyshohet se ka shfrytëzuar një familje kolumbiane, e cila ka punuar pa kontratë të rregullt dhe pa respektim të orareve nga shtatori 2024 deri në nëntor 2025. Ata kryenin disa funksione njëkohësisht, si siguri, pastrim, kuzhinë dhe kujdestari fëmijësh.

Një nga denoncueset ka deklaruar se ka qenë në situatë të parregullt dokumentacioni dhe se kushtet e punës nuk janë formalizuar kurrë siç duhet. Pas një konflikti në tetor 2025, familjes i janë ofruar kontrata të hartuara më vonë, por me mospërputhje në pagesa dhe orare, përpara se marrëdhënia e punës të ndërpritej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja pritet të hetohet nga autoritetet kompetente, ndërsa palët e përfshira mbeten nën hetim dhe prezumohen të pafajshme deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?