Ylli serb i Realit theu karantinën, e dashura e tij zbulon lajmin e lumtur
Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lumtur për futbollistin Luka Jovic, i cili theu ligjin e karantinës në Serbi. Sulmuesi i Realit u largua pa leje, teksa në vendin e tij të lindjes kanë kërkuar arrestimin e tij. Gjithsesi për të nuk ka vetëm lajme të këqija. E dashura e tij, Sofia Milosevic, ka zbuluar se ata po presin një fëmijë.
“Dua të ndaj me ju lajmin e mirë, ne jemi duke pritur një fëmijë! Unë jam mirënjohës ndaj Lukës që ishte pranë meje gjatë kësaj periudhe. Asnjëherë nuk mund ta imagjinoja se do të ishim në këto momente të frikshme për gjithë botën”, ka shkruar Sofia në Instagram.
Lojtari serb ndërkohë ka kërkuar falje, duke u fajësuar mjekët të cilët sipas tij bënë sjellje jo profesionale. /R.Lika-Koha Jone/