Young Boys fitore historike ndaj Juventusit, Bayern barazim spektakolar me Ajax (VIDEO)
Juventus befasohet nga Young Boys në transfertë, duke u mundur 2-1. Skuadra zvicerane kaloi në avantazh në minutën e 30-të me Hoarau, i cili shënoi nga pika e bardhë. Bardhezinjtë u përpoqën që të reagonin, por do të ishte sërish Young Boys q do të realizonte golin e dytë sërish me Hoarau. Bardhezinjtë rihapin ndeshjen 10 minuta nga fundi me një super gol të Paul Dybala-s. Sulmuesi argjentinas shënoi një tjetër super gol në shtesë, por u anulua nga gjyqtari.
Bardhezinjtë gjithsesi e mbyllën të parët pas humbjes 2-1 të United ndaj Valencias.Solar hapi serinë e golave që në minutën e 17-të me Soler, ndërkohë që Jones shënoi një autogol për ekipin e Mourinhos. Skuadra angleze rihapi ndeshjen me Rashford 3 minuta nga fundi. Manchester City mori një fitore me përmbysje 2-1 ndaj Hoffeinham. Skuadra gjermane kaloi në avantazh me një penallti të Kramaric, por Sane përmbysi i vetëm rezultatin duke shënuar 2 gola.
Bayern Munchen mori një barazim spektakolar 3-3 ndaj Ajaxit. Lewandowski hapi serinë e golave që në minutën e 13-të, ndërkohë që në pjesën e dytë vjen përmbysja e holandezve me dy gola të Tadic. Bayerni gjithsesi reagoi mjaft mirë duke shënuar dy gola me Lewandowskin dhe Coman, ndërkohë që Ajax barazoi në fund me Tagliaficon. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

