YouTuber-i i njohur publikon foto të Messit dhe Infantinos para Botërorit të Katarit
Rrjetet sociale janë ”pushtuar” nga disa imazhe “tronditëse” që pretendonin se Leonel Messi ishte takuar fshehurazi me zyrtarë të Katarit dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, para fillimit të Botërorit 2022. Fotot e publikuara nga një YouTuber i njohur madrilen me profil futbolli, u shfaqën si “ekskluzive botërore” dhe morën mbi 5.8 milionë shikime në X (Twitter), duke hapur rrugë për teori të shumta dhe akuza të ashpra.
Në imazhe, Messi shihej në një ambient zyrtar me një delegacion nga Katari dhe Infantino-n, gjë që shumë përdorues e interpretuan si “takim sekret” për të ndikuar Botërorin. Pas bujës, u zbulua e vërteta: fotot janë të gjitha të krijuara nga inteligjenca artificiale.
Analiza më e imët e pamjeve nxori në pah shenja të qarta të manipulimit me AI, detaje të shtrembëruara në duar, drita të parregullta, ngjyra të pazakonta dhe përmasa joproporcionale, të cilat ekspertët i identifikuan lehtësisht. Madje disa përdorues vunë re se disa objekte në tavolinë dhe në sfond ishin tipike të modeleve AI, jo realitetit.
KOHA JONË SONDAZH


