Zabaleta: Sfida ndaj Serbisë me rrezikshmëri të lartë, ëndrra jonë është Botërori!

Pablo Zabaleta, ndihmësi i trajnerit Sylvinho në pankinën e Shqipërisë, ka folur për Flashscore rreth rrugëtimit të kuqezinjve drejt Botërorit dhe sfidës delikate që i pret në tetor ndaj Serbisë.

“Shkuarja në Botëror është ëndrra jonë. Aktualisht jemi në vend të dytë, shtatë pikë pas Anglisë, por një pikë përpara Serbisë. Ndeshja e radhës është në fushën e tyre, edhe pse nuk do të luhet në Beograd. Është një sfidë që kërkon kujdes të madh, sepse më 2016 pati probleme pas incidentit me dronin,” tha ish-mbrojtësi argjentinas.

Zabaleta e sheh përplasjen me Serbinë si më shumë se një duel sportiv: “Është një ndeshje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por ne jemi të fokusuar vetëm te futbolli dhe objektivi ynë është kualifikimi në Botëror.”

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për rëndësinë që do të kishte një sukses i tillë për një vend me më pak se 3 milionë banorë, Zabaleta e mbylli me buzëqeshje: “Po arritëm ta bëjmë, besoj se do të na ndërtojnë një statujë në Tiranë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?