“Zaha u largua nga United sepse u lidh me vajzën e trajnerit”

Wilfred Zaha mbrëmjen e djshme ndëshkoi United duke shënuar dy gola. Sulmuesi në fakt dikur ka qenë pjesë e “Djajve të Kuq” por u largua në mënyrë të mistershme. Ish-shoku i tij i ekipit Patrice Evra ka zbuluar edhe arsyet e këtij “divorci”.

“Të gjithë tifozët e Crystal Palace e dinë se Wilfred meriton një skuadër më të mirë, me gjithë respektin për Palace. Një lojtar shumë energjik. Mendoj se karriera e tij e vërtetë me Manchester United mbaroi në momentin që kishte zëra të vërtetë ose jo se kishte një marrëdhënie me vajzën e David Moyes.

E mbaj mend se në fazën përgatitore ai po luante çdo ndeshje, më pas lajmet dolën… nuk luajti më dhe u zhduk. Çfarë lojtar!”, u shpreh Evra për mediat angleze.

SHKARKO APP