Zanetti darkon me Nico Paz, tifozët e Interit nisin të ëndërrojnë!
Interesi i Interit për talentin argjentinas Nico Paz vazhdon të mbetet i fortë, edhe pse deri tani një lëqvizje e tillë duket e vështirë. Mesfushori ofensiv 21-vjeçar është aktualisht pjesë e Como, ndërsa mbi të vazhdon të ketë ndikim edhe Real Madrid, klub që zotëron disa të drejta mbi lojtarin.
Spekulimet u rindezën pas një fotografie të publikuar në Instagram nga Paula de la Fuente, bashkëshortja e legjendës zikaltër Javier Zanetti. Në foto shfaqet vetë Paz së bashku me babain e tij, ish-futbollistin Pablo Paz, si dhe me një tjetër ikonë të Interit, Diego Milito, gjatë një darke në restorantin milanez Botinero, në pronësi të Zanettit.
Komenti “Aura” i publikuar nga Paula shoqëroi fotografinë që menjëherë ndezi fantazinë e tifozëve zikaltër. Situata kontraktuale e lojtarit është mjaft e veçantë. Real Madridi ka një klauzolë riblerjeje prej 9 milionë eurosh në vitin 2026 dhe 10 milionë eurosh në 2027.
Për këtë arsye, Como mund të detyrohet ta shesë lojtarin më herët, për të shmangur humbjen e tij me një çmim të ulët. Një mundësi tjetër do të ishte rinegocimi i marrëveshjes me madrilenët, ndoshta duke u lënë atyre një përqindje nga shitja e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH
A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?
Results
Vota totale: 11720

