Zanetti i mbyllë “derën” Barcelonës për Martinez, Icardin e lë “pezull”

E ardhmja e Lautaro Martinez do të jetë zikaltër, ndërkohë që për atë të Mauro Icardit nuk ka asnjë siguri. Zëvendës-presidenti i Interit, Javier Zanetti ka qartësuar gjithçka në një intervistë që ka dhënë për ESPN.

“A do të kthehet Icardi? Unë nuk e di, nuk mendoj kështu. Por, tani nuk po flasim për merkaton. Gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve. Pastaj, do të kemi kohë të mendojmë.

Martinez? Tek Interi e shoh të lumtur atë, po identifikohet me klubin. Ne besuam tek ai. Personalisht e shoh të ardhmen e tij vetëm tek Interi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Suksesi në vitin 2010 me Mourinhon? Triumfi në ‘Bernabeu’ ishte realizimi i një ëndrre. Fitimi i asaj finaleje të Championsit ishte kurorëzimi i një sezoni të shkëlqyeshëm. Tri minuta nga fundi, Julio Cesar merr topin në dorë, shikon Samuelin dhe i thotë: ‘Walter, ne jemi kampionë’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një moment i mrekullueshëm, më i bukur se vetë jeta ime. José Mourinho? Një person i veçantë, një trajner dhe njeri i shkëlqyeshëm. Një motivues të madh, që përcjell pasion pa limit te lojtarët. Ai të bën të japësh më të mirën nga vetja jote”, deklaroi Zanetti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?