Zanetti “paralajmëron” PSG: I kemi shënuar 7 gola Barcelonës!

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka vlerësuar punën e trajnerit Simone Inzaghi, duke e cilësuar rrugëtimin e zikaltërve në Champions League si shumë pozitiv.  Në një intervistë për ESPN, legjenda argjentinase ka folur për sfidat që ka përballuar skuadra dhe për rëndësinë e arritjes në finale.

“Faza e grupeve shkoi mirë. Humbëm vetëm një ndeshje, atë ndaj Bayer Leverkusen në minutën e fundit. Pastaj përballja në çerekfinale me Bayernin, një ekip me histori të gjatë në këtë kompeticion, dhe më pas Barcelona, një skuadër me identitet të fortë dhe shumë lojtarë të rinj,” – u shpreh Zanetti.

Ai theksoi forcën sulmuese të Interit, veçanërisht ndaj katalanasve: “Shënuam 7 gola kundër Barcelonës, kjo tregon se kur Interi sulmon, e bën me efikasitet të madh.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Për finalen ndaj Paris Saint-Germain, Zanetti ka vetëm fjalë respekti: “Jemi me Inzaghin prej katër vitesh dhe jemi të kënaqur me punën e tij. Interi është gjithmonë pretendent, është një klub që respektohet në Europë. E rëndësishme është që arritëm në finale. PSG është një skuadër e fortë. Kam shumë admirim për Luis Enrique-n, i cili u ka dhënë një identitet të qartë dhe të fortë. Prandaj janë aty ku janë sot.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?