Zaniolo nis vrapimin, mund ta shohim në fushë para Europianit

Nicolo Zaniolo mund ta shohim në fushë këtë sezon. Ekzaminimet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se rikuperimi po ecën mjaft mirë dhe se nga muaji janar mund të nisë vrapimin në fushën e lojës.

Fatazisti 21-vjeçar dëmtoi ligamentet e kryqëzuara në gjurin e majtë në shtator të këtij viti, gjatë një ndeshjeje mes Italisë dhe Holandës, çka e detyroi t’i nënshtrohet një operacioni mjaft të vështirë.

Vetëm një vit më parë Zaniolo kishte pësuar një dëmtim të njëjtë edhe në gjurin e djathtë dhe iu deshën rreth 7 muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Zaniolo synon të kthehet minimalisht një muaj para startit të Kampionatit Europian, për të rigjetur formën më të mirë dhe për të shpresuar në një ftesë nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?