Zaza i thotë “jo” Interit, Conte s’do të marrë asnjë sulmues
Antonio Conte nuk do të ketë një sulmues të ri në pjesën e dytë të sezonit. Klubi zikaltër nuk ka arritur që të mbyllë transferimin e një nga tri objektivave që ishte deri në ditët e fundi.
Fillimisht ishte përfolur për Oliver Giroud, më pas Islam Slimanin, ndërkohë që ditën e sotme ra poshtë edhe hipoteza e një huazimi të mundshëm të Simone Zazës.
Akordi me skuadrës e Torinos ishte arritur për shifrën e 3 milionë eurove për huazimin dhe 13 për blerjen, por futbollisti e ka refuzuar në mënyrë kategorike huazimin. /R.Lika-Koha Jone/