Zbulimi tronditës i mjekut të Lazios: Një futbollist i Seria A është i papërshtatshëm për të luajtur!
Një futbollist që luan aktualisht në Seria A, sipas mjekut të Lazios, IVo Pulcini nuk ishte i aftë për të luajtur në vitin 2019. Deklaratat e forta janë bërë nga mjeku i njohur në lidhje me futbollistin serb Strahinja Pavlovic, aktualisht pjesë e Milanit.
Në bazë të kontrolleve në atë kohë, ai kishte anomali kardiake. Anomalit nuk u zbuluan nga klube të tjera ku ai luajti më pas si: Monaco, Brugge, Bazel dhe Salzburg.
“Në vitin 2019 vizitova një lojtar shumë të rëndësishëm, i cili tani është i njohur dhe luan në këtë Serie A, por nuk e konsiderova të përshtatshëm për të luajtur futboll”, ishte zbulimi tronditës i Pulcinit për “Il Messaggero”.
Lojtari është vizituar tre herë në klinika të ndryshme sepse drejtori sportiv i atëhershëm Igli Tare, e kërkonte me çdo kusht, por që mori një “jo” të prerë.
Edoardo Bove tronditi të dielën botën e futbollit pasi pësoi kolaps në zemër gjatë ndeshjes ndaj Interit. Tashmë ai është në gjendje të stabilizuar dhe ka komunikuar me familjen dhe shokët e ekipit.
Rasti i fundit ka alarmuar botën e futbollit në lidhje me sigurinë për jetën që kanë lojtarët. Edhe pse kryhen herë pas herë kontrolle sërish rastet tragjike nuk janë shmangur. /Rozalb Lika-Koha Jonë/